Ymeri pas votimit, ka një kërkesë për qytetarët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pasi kreu obligimin e tij si qytetar i Republikës së Kosovës duke votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ka bërë një status në Facebook, në të cilin ka thënë se është e rëndësishme që sa më shumë të dalin e të votojnë, për shkak se kështu ndikohet qeverisja në komunë, që përcakton jetën për katër vitet e ardhshme.

Ky është statusi i plotë i tij:

Vota jonë sot e përcakton qeverisjen e komunës sonë. Me votë kërkojmë mirëqeverisje, luftë kundër korrupsionit, hapësira publike, shërbime publike, ambulanca më të mira, shkolla më të mira, administratë në shërbimin tonë, bujqësi më të zhvilluar, ujë të pijshëm, infrastrukturë të qëndrueshme, çerdhe për fëmijët, Komunë tonën dhe për ne.

Prandaj është e rëndësishme që sa më shumë të dalim e të votojmë. Kështu e ndikojmë qeverisjen në Komunë, që na e përcakton jetën për 4 vitet e ardhshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme