Ymeri: PDK e LDK e shohin Kosovën si një plaçkë lufte

Lëvizja Vetëvendosje në vitin ka arritur t’i ndalë dy marrëveshje, atë për Demarkacion dhe Asociacion, sipas kreut të VV-së, Visa Ymeri janë dy prej arritjeve kryesore në 2016-ën.

Në një intervistë i pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Kuvendi i Kosovës as për së afërmi në vitin e kaluar nuk përfaqësoi interesat e qytetarëve të saj.

Ymeri ka thënë se kemi pasur shumë ngjarje gjatë vitit që shkoj të cilat e kanë dëmtuar interesin e Kosovës, veçanërisht mënyrën se si pushteti e ka intensifikuar kontrollin mbi organet shtetërore, keqpërdorimin e organeve shtetërore për interesat e tyre politike dhe dështimet e mëdha në rrafshin ekonomik.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ka shpresë të madhe që viti i ri për vendin dhe vetë Lëvizjen do të jetë me përplot të reja, duke nisur nga rrëzimi i Qeverisë dhe transformimi rrënjësorë i politikës dhe shoqërisë në Kosovë.

“Natyrisht që Republika e Kosovës përballet me probleme të shumta dhe këto probleme janë sikur në rrafshin politik po ashtu edhe në rrafshin ekonomik dhe mendoj që viti 2017 do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë drejtim, sepse jemi përball dy mundësive, ose dy rrugëve, të cilat mund t’i ndjek Republika e Kosovës. Në njërën anë është rruga e pushtetit, rruga e qeverisë, e cila nënkupton ndarje territoriale të brendshme të Kosovës, themelim të një republikës serbe përmes negociatave me Serbinë, degradim, uzurpim, keqpërdorim të resurseve ekonomike dhe financiare të vendit, dhe në anën tjetër rritje të autoritarizmit pushtetarë dhe përdorimit të aparatit represiv shtetëror, siç janë policia dhe gjyqësia për t’i vendosur ato në funksion të vendosjes së kundërshtarëve politik”, ka thënë Ymeri.

Kryetari i Vetëvendosjes, Ymeri duke numëruar të këqijat që koalicioni qeverisës, PDK dhe LDK, i bënë Kosovës, ka thënë se interesat e dy partive në pushtet nuk shkojnë ka e ardhmja për qytetarët e vendit.

Sipas Ymerit partitë e Veselit e Mustafës, Kosovën e shohin si një plaçkë lufte.

“Ata Republikën e Kosovës e shohin sikur një plaçkë lufte me të cilën bëjnë siç duan, pra një pjesë ja japin Serbisë nën kontroll, një pjesë e malit te Rugovës ja japin Mali të Zi, ndërkohë që pjesën e mbetur e ndajnë mes vete”, ka theksuar kryetari i VV-së.

Ymeri ka përmendur edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, duke thënë se zgjedhja e tij është bërë nën tytat e automatikëve të Policisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme