Ymeri: Politika institucionale e sheh mësuesin si makinë vote

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka folur për ditën e mësuesit.

Ai ka thënë se të qenit mësues nuk është vetëm punë, dhe thjesht punë.

Sipas tij, mbi të gjitha është ideal e përgjegjësi e lartë.

“T’i mësosh fëmijët, vajzat dhe djemtë, për shkencën, për shoqërinë, matematikën, biologjinë, fizikën, historinë, filozofinë, gjeografinë, artin, t’i arsimosh e edukosh në të njëjtën kohë, nuk është e lehtë. Përveç përgatitjes e përkushtimit kërkohet edhe dashuri për punën, për gjuhën, kulturën e shoqërinë shqiptare. Dhe është nder i veçantë. Status i respektuar shoqëror. Natyrisht aty ku politika shtetërore e njeh rëndësinë që arsimi ka për zhvillimin e shoqërisë, mirëqenien e popullit, e barazinë mes pjesëtarëve të tij. Që fatkeqësisht nuk është rasti te ne”, ka shkruar Ymeri.

Ymeri ka thënë se këtu politika institucionale e sheh mësuesin si makinë vote të cilin e mashtron lehtë,  e arsimin si mekanizëm punësimi për të dëgjueshmit, dhe si biznes për miqtë biznesmenë.

“Kështu mësuesi dhe arsimi nga sistem që do të duhej t’i shërbente përndritjes kolektive, shndërrohet në sistem që shfrytëzohet nga një pakicë për pasurim. Nga shpërndarja e dijes te të gjitha mendjet në akumulim të kapitalit në disa duar”, u shpreh ai.

Por, sipas tij,  mësuesi këtu nuk është fajtor, e as përfitues por është viktimë sikur shoqëria që e pëson nga një sistem i tillë.

“Rroga e një mësuesi është një ndër rrogat më të ulëta të administratës publike, ndërsa kushtet e punës ndër më të vështirat. Mësuesi vihet në pozicion të vështirë, statusi shoqëror e fyen, shihet si i parëndësishëm, madje edhe me dyshim. Duke e shkatërruar arsimin e shkatërrojnë mësuesin, dhe duke e shkatërruar mësuesin e shkatërrojnë arsimin”, ka thën ai.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë urim për gjendjen në të cilën jemi por duhet të këtë angashim së mashku me mësuesit që ta ndryshojmë rrënjësisht këtë gjendje.

“Ndaj sot, në Ditën e Shkollës Shqipe, në Ditën e Mësuesit, nuk mund të ketë urim për gjendjen në të cilën jemi. Por duhet të ketë angazhim, të gjithë ne, së bashku me mësuesit e në ndihmë të tyre, që ta ndryshojmë rrënjësisht këtë gjendje. E sot ua uroj Ditët e ardhme të Mësuesit, Ditët e ardhme të Shkollës Shqipe”. /Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme