Ymeri takim me përfaqësuesen e BE-së, Apostolova

Lideri i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Visar Ymeri ka pritur në takim Përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila ka marr mandatin këtë shtator.

Ymeri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se e sot në këtë takim e ka njoftuar Apostolovan për situatën politike që po mbretëron në Kosovë si dhe me qëndrimet e Vetëvendosje.

“E njoftova Apostolova me situatën politike që po mbretëron në vendin tonë si dhe me qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që lidhen me rrugën e Republikës së Kosovës drejt BE-së, dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit politik e qeverisjes në Kosovë, për ta vendosur atë në rrugë drejt sovranizimit dhe zhvillimit ekonomik, e drejt rritjes së mirëqenies e barazisë shoqërore për popullin e Kosovës”, ka shkruar Ymeri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme