Ymeri: Tërheqja nga Demarkacioni pasohet me rrëzim të Qeverisë

Dështimi i Qeverisë në procedimin e Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvend flet edhe për të, por edhe për Marrëveshjen, pasi që Qeveria është e vetëdijshme se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është i dëmshëm për shtetësinë e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kështu ka thënë dje në një konferencë të jashtëzakonshme kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri.

 

Ai ka shtuar se ekzekutivi nuk ka shprehur vullnet për dy vjet për ta rishikuar këtë Marrëveshje.

“Ne do të protestojmë kundër ratifikimit të Marrëveshjes dhe do t’i ndërmarrim të gjitha format protestuese”, ka thënë Ymeri, duke lënë hapësirë edhe për përdorimin e gazit lotsjellës. “Për format e protestës do të ju njoftojmë me kohë, por të mërkurën në orën 10:00 të votohet mocioni i mosbesimit dhe kështu ta pamundësojmë që koalicioni qeverisës ta dëmtojë Kosovën me këtë marrëveshje”, ka shtuar Ymeri.

Më tej kreu i LVV-së konsideron se qeveria “Mustafa” nuk ka gatishmëri për dërgimin e Demarkacionit në Kuvend.

“Sot e pamë edhe një zmbrapsje të Qeverisë së Kosovës karshi Marrëveshjes për Demarkacion, pra edhe një herë Qeveria nuk pati as marrëveshje, as gatishmëri që këtë Marrëveshje ta sjellë në Kuvend dhe kjo flet edhe për Qeverinë, edhe për Marrëveshjen”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas Ymerit kjo Qeveri është duke dëmtuar vazhdimisht interesin e Republikës.

“Qeveria e Kosovës tash e dy vjet edhe sot vazhdimisht insistoi që kjo Marrëveshje të jetë ajo që do të ratifikohet në Kuvend dhe kështu insistoi dhe po insiston vazhdimisht që ta dëmtojë interesin e Republikës”, ka shtuar Ymeri.

Madje sipas tij ditëve të fundit ka pasur një garë mes Kadri Veselit dhe Isa Mustafës, e cila lidhet drejtpërdrejt me synimet për pushtet nga të dyja palët

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme