Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media lidhur me procesin e zgjedhjeve të 19 nëntorit.
Gjatë kësaj konference VV është deklaruar edhe për lajmin që ka qarkulluar mbrëmë ku thuhet se VV-ja ka organizuar transport për qytetarët për të shkuar për të votuar.
Me këtë rast, kryetari i VV-së, Visar Ymeri tha se kjo gjë nuk është e jashtëligjshme siç po potencohet.
“Votuesit tanë ne i identifikojmë në secilin proces zgjedhor dhe këta votues të identifikuar dhe të kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje e pranojnë paraprakisht që do të thirren në ditën e zgjedhjeve në mënyrë që LVV tu ju ofrojë atyre çfarëdo ndihme ose shërbimi që ata kanë nevojë për ta bërë votën e tyre gjë që e kemi bërë edhe ditën e diel ku ju kemi ofruar transport për ata votues që e kanë pasur të vështirë transportin për arsyen e vetme që ata votues mund të vendosin të mos dalin për të votuar”, ka thënë Ymeri duke shtuar se këtë nuk e bënë vetëm LVV po edhe partitë e tjera.
Ymeri ka shtuar se kjo gjë bëhet edhe në vendet demokratike të botës, ku ka publikuar edhe një mesazh të kryeministrit aktual të Kanadasë, Justin Trudeau në Twitter i cili në vitin 2015 kishte shkruar: “Nëse keni nevojë për transport deri te vendvotimi thirreni këtë numër dhe ne do t’ju dërgojmë atje”.