Ymeri: Zgjedhjet parlamentare, vitin tjetër

Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” është shprehur i bindur se vitin tjetër do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend. Ai është pyetur për rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet lokale për koalicionet e mundshme dhe për “vijat e kuqe” për balotazh, për Demarkacionin me Malin e Zi, Asociacionin dhe për Gjykatën Speciale

Lëvizja “Vetëvendosje” nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka dalë me mbi 70 mijë vota më pak, duke i krahasuar me zgjedhjet parlamentare të qershorit të këtij viti, por kreu i këtij subjekti politik, Visar Ymeri, insiston se votat i kanë dyfishuar.

E dyfishimi, sipas tij, është nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, duke i krahasuar me këto të fundit, përderisa krahasimi i zgjedhjeve parlamentare me ato lokale është sikur t’i krahasosh “dardhat me mollë”.

Megjithatë Ymeri gjatë një interviste për gazetën “Zëri” është shprehur i bindur se më 19 nëntor do t’i fitojnë të gjashtë komunat ku janë në balotazh, por nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë thotë se duhet të analizohen rezultatet dhe të merren përgjegjësitë.

Shefi i partisë më të madhe parlamentare, e cila njëherësh është pjesë e opozitës, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, e cila, siç thotë ai, përpos që është e varur nga Serbia, pa kurrfarë nevoje po rritet vazhdimisht për nga numri i ministrave, zëvendësministrave e këshilltarëve.

Prandaj po shikohen mundësitë e përkrahjes së mocionit të votëbesimit të iniciuar nga LDK-ja, në mënyrë që të rrëzohet kjo Qeveri dhe vitin tjetër të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ai ka folur për shkarkimin e disa bordeve të pavarura nga kryeministri, të cilat, siç thotë ai, po dëshiron t’i zaptojë AAK-ja, për Demarkacionin me Malin e Zi, Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Gjykatën Speciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme