Ymeri:Kosova po bëhet pjesë e Serbisë me kodin telefonik

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë sot se me kodin 383 Kosova bëhet pjesë e Serbisë në fushën e telekomunikacionit

Ymeri me anë të një statusi ka thënë se Kosova nuk ka përfituar me marrjen e kodit telefonik

“ITU i ndau për përdorim kodin +383 “rajonin gjeografik të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, siç thuhet në letrën që Sekretari Gjeneral i ITU-së i dërgoi ministrit serb të sektorit, si përgjigje në letrën e këtij të fundit të datës 2 dhjetor dërguar ITU-së”, thuhet në postimin e Ymerit.

Tutje në postimin e tij thuhet se ITU zotohet se këtij rajoni gjeografik, pra “Krahines Atonome te Kosoves e Metohise”, do t’i referohet si “Kosovo” dhe në secilin rast kur në anekset teknike përdoret ky emertim, ai do të jetë i përcjellë me fusnotën e njohur tashmë;
Çmimi per Kosovën: Sovraniteti, sepse
· “Telekom Srbija” do të zgjerohet në Kosovë;
· Thirrjet nga Kosova në Serbi do të trajtohen si thirrje të brendshme pa pasur nevojë për përdorimin e prefiksit +383.

“Këtij telekomi i falet një pjesë e infrastrukturës së telefonisë, duke vepruar kështu në përputhje me pretendimet e Serbisë se prona publike e shoqërore në Kosovë është e saj. Ky është precedent i rrezikshëm në raport me energjetikën, Trepçën, Brezovicën, fondin e privatizimit, etj”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.

Më tej në postim thuhet se komanisë së telekomit të Serbisë i falen 1 miliard e 202 milionë borxhe të akumuluara gjatë viteve të pasluftës së ndërhyrjes ilegale brenda sistemit të telekomunikimit dhe mospagesës së detyrimeve karshi PTK-së e Buxhetit të Republikës së Kosovës.
· Kompania amnestohet nga krimet e bëra në Kosovë në periudhën 1990-1999.
Ky është bilanc jashtëzakonisht negativ. Prandaj nuk duhet pranuar.
Ende nuk ka përfunduar.

“ARKEP në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk bën të nënshtrohet politikisht e ta jap liçencën për “Telekom Srbija”. Këta janë Autoritet i pavarur dhe kanë përgjegjësi ta ndalin këtë pushtim të Serbisë në fushën e telekomunikacionit.
PTK në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk bën t’ia jap pronën e telekomunikimit Kompanisë publike të Serbisë. PTK është ndërmarrje në pronësi të publikut në Kosovë dhe duhet t’i jap llogari qytetarëve e jo pushtetarëve”, përfundon postimi nga lideri i VV-së./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme