Ymeri:Rruga e mbarë këtë vit nis me dorëheqjen e qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, është zotuar se në vitin 2017, së bashku me qytetarët, shoqërinë civile dhe mediet, do të bëjnë çmos për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se rruga e mbarë këtë vit për Kosovën do të nisë me dorëheqjen e kësaj qeverie.

Sipas Ymerit, ekzekutivi duhet të dorëhiqet për shkak të dështimeve të shumta dhe shkeljes së Kushtetutës.

“Arsyet kryesore pse kjo qeveri do të duhej të dorëhiqej janë produktet e saj të mbetura në tentativë: Zajednica, që Gjykata Kushtetuese e shpalli në 23 pika antikushtetuese, dhe demarkacioni, që u konstatua se ndryshon kufijtë, pasi Malit të Zi i falen 8200 hektarë. Po ashtu, kjo qeveri ishte e paaftë dhe e pavullnet për procedimin e legjislacionit për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës”, ka deklaruar Ymeri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme