Z-Mobile : Jemi duke “luftuar për mbijetesë”

Drejtori i Z-Mobile, Milot Gjikolli ka thënë se kompania në të cilën ai punon është duke “luftuar për mbijetesë”.

I ftuar në emisionin “Interaktiv” të Kohavisionit, Gjikolli ka treguar për humbjet që kompania Z-Mobile ka pësuar.

Kur u pyet se a e bankroton telekomin pagesa prej 30 milionë eurove që i detyrohet Z-Mobiles, Gjikolli tha se “edhe më keq është Z-Mobile”.

“Jemi duke luftuar për mbijetesë në mungesë shërbimesh”, deklaroi Gjikolli.

Z-Mobile ka fituar 30 milionë euro nga Telekomi i Kosovës në dhjetorin e vitit të kaluar, pasi Tribunali Ndërkombëtar i Arbitrazhit e shpalli telekomin përgjegjës për mos respektimin e një kontrate mes dy kompanive.

Gjikolli ka thënë se pas vendimit të arbitrazhit nuk do të ketë kthim prapa.

“Gjyqi në Kosove nuk ka kompetenca ta anuloj vendimin e arbitrazhit. Është çeshtje e përfunduar”, ka thënë Gjikolli. /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme