Zaev: Absolutisht nuk do të ketë dygjuhësi në tërë Maqedoninë

Zaev: Nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet Pëlqej0

“Absolutisht nuk do të ketë dygjuhësi në të gjitha institucionet në tërë territorin e RM-së.

Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutën dhe me të vetëm do të avancohen disa nevoja praktike të qytetarëve që deri më tani nuk kanë qenë të mundura”, kështu u shpreh sot kyeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Kryeministri konfirmoi edhe se do të përcaktohet jurdikisht-formalisht ansambël i kulturës për qytetarët shqiptarë.

“Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutën. Aty ku do të ketë nevojë praktike dhe Kushtetuta e lejon këtë, ligji kështu edhe do të realizohet. Përmes tij mundësohet realizimi i disa nevojave që deri tani kanë qenë të pranishme tek qytetarët, ndërsa nuk janë mundësuar.

Ky është avancimi i përdorimit të gjuhëve në RM dhe gjithsesi, ku ekzistojnë ansamble, pa rritjen e mjeteve të buxhetit, vetëm se do të përcaktohet juridikisht-formalisht ansambël, kulturor i shqiptarëve”, theksoi Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjeve për përkrahjen e bujqve të rinj në Ministrinë e Bujqësisë Pyjeve dhe Ekonomizimit të ujërave. /albeu.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme