Kryetari i LSDM-së dhe i Komunës së Strumicës sot ka pritur në takim zyrtarë ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily ku kanë diskutuar për gjendjen politike dhe për zgjedhjet e 11 dhjetorit.
”Qytetarët kanë zgjedhur ndryshimet në zgjedhjet e fundit në Maqedoni. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë patjetër të respektohet dhe ata së shpejti do të kenë qeveri që do të punojë për interesat e tyre, pa përjashtim. është e rëndësishme që qytetarët e Maqedonisë nuk pranuan të provokohen nga pushteti.” tha mes tjerash Zaev.
Ambasadori Baily tha se do të vazhdojë takimet edhe me kryetarët tjerë të partive politike në Maqedoni.