Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës Afrim Gashi sot në Klubin e Deputetëve do të nënshkruajnë programin për veprim të përbashkët dhe përfshirje e Alternativës në Qeveri dhe në shumicën parlamentare. Pritet që Gashi dhe Zaev zyrtarisht të njoftojnë se me cilët resorë do të udhëheqë Alternativa si pjesë e ekzekutivit.
– Advertisements –
Ky takim vjen pas mbledhjes së Kuvendit Qendrorë të Alternativës, ku me shumicë votash mbrëmjen e djeshme u vendos që ky subjekt politik t’i bashkohet Qeverisë aktuale.