Lideri i LSDM-së dhe kryeministër aktual Zoran Zaev do të kërkojë nga organet e partisë të martën të konvokohet kryesia qendrore dhe ekzekutive që të konstatohet dorëheqja e tij dhe të fillojë procedura për zgjedhje të liderit të ri. Lideri i ardhshëm, sipas Zaevit, duhet të jetë edhe mandatar i ardhshëm i cili do ta përbëjë qeverinë e re.
“Këtë do ta thonë organet dhe trupat e partisë. LSDM-ja nuk ka marrë vendim. Qëndrimi im personal nga përvoja e deritanishme dhe e kaluara në shtetin tonë kur një njeri ishte kryeministër, ndërsa tjetri kryetar i partisë qeveritare, është se lideri i partisë duhet të jetë edhe mandatar sepse në atë rast edhe përgjegjësia dhe legjitimiteti është i kompletuar”, tha Zaev.



