Zaev: E ardhmja e Kosovës dhe Maqedonisë është në BE dhe NATO

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka thënë se Maqedonia dhe Kosova janë dy shtete që ndajnë aspirata të njëjta për anëtarësimin në BE dhe NATO.

Sipas tij e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe BE.

“Jemi këtu për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Biseduam edhe për autostradën që lidh Prishtinën me Shkupin pra rrugën tek Hani i Elezit dhe hapjen e një pikë kalimi të ri e cila do të lehtësoj komunikimin tonë”, ka thënë Zaev.

Ai ka theksuar se është diskutuar edhe për rritjen e importit të thëngjillit nga Kosova në Maqedoni.

Zaev ka thënë se ka ftuar Haradinajn për një vizitë në Maqedoni në fillim të vitit të ardhshëm për të diskutuar rreth mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme