Kryeministri Zoran Zaev sot e ka dënuar sulmin mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
“Unë e dënoj mënyrën e këtillë. Diçka e palejueshme madje edhe që të mendohet, e jo që të kryhet një punë e tillë. Më vjen mirë që ish-ministri Todorov është i sigurt”, tha Zaev.
Ai dhe kabineti i tij qeveritar dhe presidenti Gjorge Ivanov, i cili mëngjesin e sotëm i priti kryeministrin dhe ministrat e ri, kanë konstatuar nevojë për bashkëpunim.
Duke u përgjigjur për kërkesën e dorëheqjes së prokurorit publik Marko Zvërlevski, Zaev tha se me këtë për të kanë filluar reformat në jurisprudencë.
“Paralelisht me reformat do të punojmë me prioritet komplet të avancimit të cilësisë ekonomike të jetesës së qytetarëve”, tha ai. Si detyrë e tij e parë punuese e përmendi heqjen e testimit ekstern të nxënësve.
Kryeministri tha se gjatë takimit me ish-kryeministrin teknik Emil Dimitriev është informuar se gjendja në Buxhetin është stabile, respektivisht se, siç tha, nuk është e mahnitshme, por nuk është as dramatike.
Në pyetjen nëse do ta heqë rrethojën rreth Qeverisë, Zaev tha se që sot do të japë drejtim që të hapen portat.
Për atë nëse do të transferohet në rezidencën në Vodno, kryeministri tha se gjatë kësaj fundjave do ta hapë debatin në familje për këtë temë.