Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për magazinën gjermane “Der Spiegel” tha se nuk dëshiron të mendoj se nuk mund të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit. Ai poashtu ka thënë se e refuzon propozimin për ndryshimin e emrit i cila nuk do të përkthehet dhe po ashtu ndryshimin e Kushtetutës.
“Nuk mund të shoh argumente logjike për diçka të tillë. Si do të dukej ajo në mënyrë praktike, të mos përkthehet emri ynë? A duhet të detyrojmë kancelarin Merkel ose presidentin e SHBA-së, Donald Trump të na quajnë, shembull, Severna Makedonija? Shembull të tillë nuk ka në botë. Ky emër është krenaria jonë dhe identiteti ynë. Nuk shoh arsye për kërkesën e emrit ta ndryshojmë Kushtetutën, kjo nuk është e dinjitetshme”, ka thënë Zaev, transmeton DW.
Në lidhje me pretendimet territoriale për të cilat paralajmëron Greqia, Zaev ka thënë se pretendimet e vetme nga Maqedonia janë ndaj plazhet greke.
“Po, ne duam verës të okupojmë plazhet dhe ishujt grek. Më shumë se një milion maqedonas çdo vit udhëtojnë në Greqi, atje I shpenzojmë para tona, e duam Greqinë dhe kemi kontakte me biznesmen dhe turistë”, ka thënë Zaev, përcjell SHENJA.