“Ashtu siç tham Gruevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër. U tregua se ai nuk e ka shumicën e nevojshme për formim të Qeverisë. VMRO-DPMNE mbrëmë edhe zyrtarisht e humbi të drejtën për formim të Qeverisë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në konferencë për shtyp, raporton Portalb.
Ai tha se Maqedonia nuk ka kohë për të humbur “qytetarët kanë vendosur dhe unë pres që Ivanovi të ma dorëzojë mandatin, përndryshe do të ishte shkelje e funksionit”.
“Qytetarët zgjodhën ndryshime. Patjetër të formohet Qeveri e cila do t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve. Na duhet Qeveri stabile dhe të përgjegjshme e cila do të udhëheqë politikë reale. Ajo është afrim në rrugën euro-atlantike. Ne do t’i zbatojmë reformat e Përzhinës dhe reformat e Pribesë. Qeveria jonë do të garantojë se pavarësisht ndarjes politike apo nacionale, do të jenë të barabartë. Këtë ua kemi premtuar qytetarëve. Maqedonia është e pjekur për politika të reja dhe reale në interes të qytetarëve”.
I pyetuir për platformën shqiptar, Zaev ka thënë se pasi ta merr mandatin ai do të deklarohet për qëndrimet konkrete të LSDM-së.
“Kam thënë se kemi qëndrim thelbësor edhe për Platformën Shqiptare. Shpresoj se do ta fitojmë mandatin që menjëherë t’i themi qëndrimet tona. Ne kemi punuar për një shoqëri për të gjithë. Qëndrimi ynë është qytetari për në Qeverinë e re. Jemi pozitiv në këtë aspekt. Nëse na jepet mandati do t’i hapim për diskutim çështjet”, deklaroi Zaev.
Çka nëse Ivanov nuk ia jep mandatin LSDM-së?
“Nëse Ivanov s’na jep mandatin, ka zgjidhje. Ndryshimet do të ndodhin dhe unë pres që sa më shpejt të ma jep mandatin Ivanov. Nëse atë e bën, ajo është kundër-kushtetuese”, u përgjigj Zaev.
Zaev ka thënë se mbrëmë nuk ka biseduar me BDI-në.
“Mbrëmë nuk kemi pasur bisedime. Unë kam pasur takim me Ahmetit, por kemi pasur edhe takime me nënkryetarët e BDI-së në të cilat kemi biseduar dhe ata duhet të tregojnë se për çfarë kemi biseduar pasi që ata kanë qenë që e kanë pasur në duar mandatin”, tha Zaev.
Rikujtojmë se dje skadoi afati që mandatari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të bëjë koalicion me partinë me më shumë deputetë që ka fituar në bllokun politik shqiptar, BDI-në, e Ali Ahmetit. /Portalb