Maqedoni/ Zaev jep dorëheqje, Qeveria teknike në seancën e sotme parlamentare

Që t’u hapet rruga zgjedhjeve të 12 Prill, siç janë dakorduar partitë politike, Kryeministri i Maqedonisë Zaevi duhet të jep dorëheqje dhe Qeveria teknike duhet të votohet deri të shtunën në mesnatë në Kuvend.

Nga dita e formimit të Qeverisë teknike deri në ditën e zgjedhjeve duhet të kalojnë 100 ditë.  Pas konstatimit të dorëheqjes, e gjithë Qeveria është në dorëheqje. Pas kësaj, Presidenti Stevo Pendarovski duhet t’i japë mandatin për qeverinë e re kryeministrit teknik. Në këtë rast,  ai do jetë Ministri aktual i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Më pas, Spasovski, pas një marrëveshjeje paraprake me opozitën, duhet të propozojë përbërjen e re të Qeverisë, e cila votohet në Kuvend me shumicë të votave.

Në qeverinë e re, me propozimin e VMRO-DPMNE-së në opozitë, do të ketë dy ministra edhe atë të punëve të brendshme, dhe të punës dhe çështjeve sociale, si dhe tre zv / ministra në sektorët e financave, bujqësisë dhe shoqërisë së informacionit.

Qeveria kalimtare do ta drejtojë vendin për 100 ditë, deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 Prill. Detyra e saj kryesore është të organizojë zgjedhjet.

Sipas Ligjit për Qeverinë, Ministri Teknik i Brendshëm mund të bëjë deri në 15 shkarkime ose sistemime. Zëvendësministrat teknikë, nga ana tjetër, kanë të drejtë për veto vetëm për çështje që lidhen me zgjedhjet.

Gjatë kësaj periudhe ndalohen punësime të reja, investime dhe avancime. Parlamenti do të shpërbëhet më 11 shkurt, pra 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Kjo praktikë e formimit të një qeverie kalimtare, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, filloi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinës katër vjet më parë, dhe kjo do të jetë Qeveria e dytë teknike në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme