Zaev kërkon të ndërrohen 12 shefa të policisë

Ende ka mosmarrëveshje mes katër partive më të mëdha në Maqedoni, në lidhje me ingerencat e ministrit të ardhshëm të policisë në Qeverinë e re e cila do të formohet pas arritjes së marrëveshjes politike. Edhe pse partia në pushtet, VMRO-DPMNE është i mendimit që ministri i përkohshëm i policisë të ketë ingerenca të kufizuara mirëpo partia maqedonase në opozitë LSDM, ka qëndrim diametralisht të kundërt kjo parti kërkon kompetenca të plota për ministrin e ardhshëm të policisë nga radhët e opozitës, shkruan Zhurnal.
Mirëpo, në kuadër të këtij debati, disa muaj më parë në Qeverinë e përkohshme ku morën pjesë edhe ish ministrat e opozitës, ish ministri teknik i policisë Oliver Spasovski, kishte ndërruar 400 persona në kierarkinë e policisë së Maqedonisë. Mirëpo, me këtë dëshmohet se Zaev si lider i opozitës gjatë bisedimeve që po zhvillohen kërkon të ndryshohen 12 shefa të policisë, mirëpo në fakt politikat e LSDM-së janë që në polici të ketë ndryshime të mëdha kadrovike, shkruan Zhurnal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme