Kryetarët e komunave të përgatisin projekt dokumentacion për gazifikimin e komunave dhe do të vendosin nëse ata do të investojnë vetë, nëse do të gjejnë investitorë ose do ta bëjnë këtë përmes një partneriteti publiko-privat, tha në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Financave Kryeministri Zoran Zaev, përcjell FLAKA.
I pyetur për gazifikimin e Shkupit, Zaev shtoi se ka një gazsjellës në qytet, por shfrytëzimi i tij është nga 15 në 20 përqind.
“I motivoj kryetarët e komunave që të fillojnë të zhvillojnë projekt dokumentacionin. Ka rrjet të gazit kryesor, por komunat duhet të kenë projekte të mëdha. Disa nga kryetarët e komunave tashmë kanë paraqitur dokumentacionin e planifikimit”, tha Zaev.
Ai shtoi se gazifikimi është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike dhe mjedisore dhe se në buxhet për këtë parashikohen 35 milionë euro.