Zaev: Ligji për gjuhët do të miratohet para zgjedhjeve lokale

“Qeveria do ta miratojë ligjin për gjuhët para zgjedhjeve lokale dhe me këtë nuk do t’i humb votat e qytetarëve të bashkësisë etnike maqedonase e as asaj shqiptare”, tha kryeministri Zoran Zaev.

”Një gjë është e sigurt. Qeveria do ta miratojë ligjin para zgjedhjeve lokale dhe në qoftë se jemi të gatshëm do të miratohet edhe në Parlament. Vetëm na ndiqni, do të shihni se si do të rriten votat e maqedonasve, shqiptarëve, turqve dhe serbëve … për këtë koalicionin qeverisës”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, njerëzit duan zgjidhjen e problemeve.
“ Askush nuk humb asgjë, secili ka të drejtën e barazisë në shoqërinë tonë dhe ta ndjej Maqedoninë si të tyren”, ka theksuar kryeministri.

Ai njoftoi se Ligji për gjuhët veç më po përgatitet në Ministrinë e Drejtësisë dhe së shpejti pritet të dorëzohet në Qeveri e cila më pas do të procedohet deri në Komisionin e Venecias dhe Parlament.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme