Zaev në Selanik takon homologun e tij grek, Kyriakos Micotakis

Kryeministri, Zoran Zaev takon sonte homologun e tij grek, Kyriakos Micotakis në kuadër të Samitit vjetor të biznesit në Selanik. Në këtë takim të parë mes kryeministrave, pas atij të shtatorit, pritet të bisedohet rreth Marrëveshjes së Prespës, BE-së dhe NATO-s. Sipas të përditshmes greke, Ekathimerini, Micotakis do të thotë se Athina i ofron Shkupit ndihmë teknike për t’u anëtarësuar në BE; se po e shqyrton mundësinë e ngritjes së një iniciative në Këshillin Evropian në fillim të vitit të ardhshëm; se Qeveria greke po shqyrton mundësitë që zbatimi i Marrëveshjes së Prespës të mos pezullohet deri në mbarimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Në vigjilje të takimit, ish kryeministri grek, Aleksis Cipras tha për mediat greke se Evropa shpejtë do ta ndryshojë vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe se Marrëveshja e Prespës do të rrezikohej vetëm në rast se pas zgjedhjeve me Qeverinë e Shkupit do të udhëheqte VMRO DPMNE-ja.

Para së gjithash, tema ekonomike, sepse jemi në forum ekonomik në Selanik. Gjithsesi do të bisedojmë për agjendën evropiane. Jam falënderues që Greqia është drejtpërsëdrejti dhe pozitivisht e kyçur në përparimin e agjendës sonë evropiane. Do të bisedojmë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, por edhe për zbatimin shumë të rëndësishëm të Marrëveshjes së Prespës pasi përmes zbatimit të kësaj marrëveshjeje do të rritet miqësia dhe marrëdhëniet mes dy vendeve – tha Zoran Zaev, kryeministër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme