Zaev: Nesër arrijnë afganët e parë në Maqedoninë e Veriut

Gjithçka është e organizuar dhe sipas planit nesër pritet të arrijnë refugjatët e parë nga Afganistani, ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev.

“Do të strehohen në hotele. E gjitha është organizuar. Unë pres, nëse gjithçka shkon sipas planit, nesër të arrijnë qytetarët e parë, të tjerët priten gjatë fundjavës”, tha Zaev.

 Sapo të arrijnë, do të dërgohen në hotele. Do t’u kryhen kontrolle mjekësore dhe do të realizohet vaksinimi falas për secili prej tyre.

Parashihet edhe testim PCR falas. Pas kësaj, do të realizohen edhe trajnime për socializim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme