Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë ditës së nesërme pritet t’i dorëzojë në Kuvend propozimet për ministrat e ri për rikonstruim të Qeverisë.
Pritet të ndërrohen rreth tetë ministra dhe zëvendësministra dhe 20 drejtorë të ndërmarrjeve publike.
Sadulla Duraku pritet të udhëheq me Ministrinë e re për Sistem Politik ndërsa në vendin e tij në ministrinë e deritashme pritet të emërohet Naser Nuredini.
Ndryshe, ndërrimi i ministrave vjen si pasojë e aksionit të paralajmëruar ‘fshesa’ që kryeministri Zaev e dha në zgjedhjet presidenciale.