Zoran Zaev me të ardhur në krye të Qeverisë angazhoi 12 këshilltarë të cilët do ta ndihmojnë atë katër vitet e ardhshme.Në mesin e këshilltarëve të tij, Zaev angazhoi edhe shqiptarë. Mersel Bilalli duhet ta këshillojë kryeministrin rreth përgatitjes së analizave, raporteve si dhe rreth avancimit të marrëdhënieve ndëretnike. Ndërsa, Ismet Ramadani përkujdeset për përgatitjen e analizave dhe raporteve të domosdoshme për realizimin e prioriteteve strategjike për anëtarësim në NATO.Krahas atyre, Zaevi angazhoi edhe dy këshilltarë direkt nga Beogradi, të cilët do jenë pjesë ekipit energjetiko-ekonomik i Qeverisë, Zoran Bashanoviq dhe Aleksandar Obradoviq. Që të dy menjëherë ngritën shumë pluhur në opinion për shkak të së kaluarës kriminale që kanë.
Ajo që eshtë zhgënjyese për opinionin shqiptar është ajo që duket qartë se Zoran Zaevi i vlerëson më shumë ekspertët serbë sesa këshilltarët shqiptarë .Bilali dhe Ramadani paguhen 40.000 denarë në muaj, kurse Bashanoviq dhe Obradoviq marrin nga 90.000 dhe 75.000 denarë.Dy këshilltarët shqiptarë janë profesorë, ndërsa Bashanoviq ka qenë menaxher i këngëtarëve popullorë në Serbi. Ai njëherë është arrestuar në Florida për vjedhje. As Obradoviq nuk njihet për efikasitet në punë përgjatë përvojës së tij në një kompani në Sërbi.Për këtë shtrohet pyetja, a i vlerëson Zoran Zaevi më shumë serbët se shqiptarët edhe pse mbështetjen më të madhe e fitoi prej opinionit shqiptar.