Zaev pas takimit me Kasamin: Diskutojmë gjëra thelbësore

Pas përfundimit të takimit mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, numri një i LSDM-së ka thënë se po përparohet në bisedime por nuk mundi të thotë se a do të ketë marrëveshje për Qeveri me të gjitha palët, shkruan SHENJA.

Zaev tha se takimet e ardhshme do të mbahen nesër, nëse Kongresi i LSDM-së mbaron në kohë të përshtatshme. Kreu i LSDM-së tha se kanë marrë për obligim që deri të dielën të mundohen t’i përfundojnë bisedimet.

“Hymë thellë, në thelbin e gjërave. Flasim për një shoqëri për të gjithë, barazia e qytetarëve është imperativ, është në nenin 9 të Kushtetutës së Maqedonisë. Të gjithë qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, religjioze, ose politike. Kur filluam të diskutojmë thelbësisht për të gjitha synimet me të cilat kemi dalë para qytetarëve në zgjedhje, u afruam shumë. Problemi është në përdorimin e fjalës, thelbin e zbatimit, rëndësinë e qytetarëve, dhe si përfundim realizim e një shoqërie për të gjithë. Unë besoj se pas gjithë këtyre debateve, që po e shihni zgjasin një ose dy orë, do të debatohet përsëri edhe në parti, në mënyrë që të mund të hapërojmë drejt marrëveshjes”, tha Zaev, duke shtuar se nuk humb shpresë dhe se mbetet optimist deri në momentin e fundit. /SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme