Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Zoran Zaev më 12 shkurt do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Turqi.
Gjatë kohës së vizitës Zaev do të ketë takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me kryeministrin Binali Jildirim, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Ismail Kahraman, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas takimit ke kryeministrin Jildirim, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.