Zaev po luan me shqipen si Gruevski, reagon BESA, heshtin BDI dher Aleanca

Mbrëmë nuk ka kaluar në qeveri propozim-ligji për gjuhën shqipe edhe pse ishte paralajmëruar nga përfaqësuesit e BDI-së dhe LSDM-së, prandaj lojërat e qeverisë LSDM-BDI-Aleanca me gjuhën shqipe kanë filluar t’i përngjajnë lojërave të qeverisë së kaluar, VMRO-BDI.

Lidhur me këto lojëra me gjuhën shqipe ka reaguar Lëvizja Besa. Deputeti Zeqirja Ibrahimi vlerësoi se kjo tregon që BDI dhe Aleanca janë future në qeveri pa asnjë marrëveshje.
“Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, që mbrëmë nuk ka kaluar në qeveri, sot detyrimisht duhet t’i shtrojmë disa pyetje: A i bie kjo se ata kanë hyrë në qeveri pa asnjë marrëveshje, pra as për gjuhën shqipe? Që e konfirmon qëndrimin tonë se ata janë në qeveri pa asnjë marrëveshje. Sipas nesh, vonesa me gjuhën shqipe është për shkaqe taktike – shqiptarët e BDI-së dhe Aleаncës të kenë alibi se e kanë bërë betejën dhe LSDM të ketë arsye se nuk ua ka dhënë gjuhën shqipe shqiptarëve. Që për votuesit e BDI-së dhe Aleancës shtron dilemën se pse ata janë aty, a vetëm për shkak të privilegjeve dhe posteve, ndërsa për votuesin shqiptar të LSDM-së e shtron pyetjen se çka kërkojnë shqiptarë ta mbështesin akoma atë parti që është kundër gjuhës shqipe”, tha Ibrahimi. Sipas Lëvizjes Besa, Ligji nuk ka nevojë të shkojë në Komisionin e Venedikut. Atje mund të dërgohet pasi që të miartohet. “Më e rëndësishem është të miratohet në Kuvend me konsensus sesa çfarë do të thotë Komisioni i Venedikut. Ne mendojmë se puna e Komisionit është alibi për ta vonuar këtë pike”, theksoi deputeti Ibrahimi. Loja me gjuhën shqipe, shtoi ai, tregon se shqiptarëve në Maqedoni u nevojitet opozitë. “A e shohin shqiptarët që insistonin të hyjmë në qeveri pa asnjë kusht, siç duket se kanë hyrë këto partitë e tjera shqiptare, se sa kanë nevojë shqiptarët për opozitë? – Nëse nuk ka barazi ekonomike, që po përdëftohet me rebelansin e buxhetit – Nëse nuk vullnet për ta zgjidhur problemin e gjuhës shqipe, që po përdëftohet me vendimin e Qeverisë Cili është kuptimi i kësaj qeverie nëse jo përmbushja e apetiteve e pasioneve për pushtet?”, ka pyetur Ibrahimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme