Zaev pritet nga presidenti Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Takimi Erdoğan-Zaev në Kompleksin Presidencial në Ankara, ka zgjatur një orë.

Kryeministri Zaev është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Turqi. Ai më herët u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri turk Yıldırım, me të cilin zhvilloi takim kokë më kokë dhe mes delegacioneve. Pas takimit, dy kryeministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Zaev u takua edhe me kryeparlamentarin e Turqisë, Ismail Kahraman.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme