Lideri i Social Demokratëve të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë sot se ai pret që qeveria e re të formohet në muajin mars, pasi LSDM-ja ka arritur marrëveshje për të gjitha çështjet kryesore me partitë shqiptare, njofton Klan Kosova.
“Tani ne duhet të bien dakord për ndarjen e ministrive dhe platformës për qeverinë e ardhshme”, ka pohuar Zaev, njofton Sakte.net
“Jam shumë optimist se në pjesën e parë të muajit mars Maqedonia do ta ketë qeverinë e re të udhëhequr nga Social Demokratët”.
Kjo pritet t’i japë fund krizës dyvjeçare pas skandalit që çoi në dorëheqjen e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski – një vit më parë.