Zaev: Shumica parlamentare është e gatshme që ta realizojë vullnetin e qytetarëve

LSDM-ja bën të ditur se lideri i saj, Zoran Zaev, ka realizar një takim me ambasadorët e shteteve të Gjermanisë, Suedisë, Holandës, dhe Britanisë së Madhe, respektivisht me Christine Althauser, Mats Staffansson, Wouter Plomp dhe Charles Garrett.
Siç bëjnë të ditur nga kjo parti, në takim është konstatuar se Maqedonia duhet patjetër të vazhdojë me proceset demokratike që do të sigurojnë të ardhme të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Zaev është zotuar që shumica parlamentare është e gatshme që të realizojë vullnetin e qytetarëve. Në takim është folur edhe për nevojën që të gjithë subjektet politike në vend, në institucione, si edhe individët politik, ta kenë parasysh përgjegjësinë që e kanë që ta mundësojnë këtë proces.

Vlerësimi është se dalja nga kriza politike arrihet përmes zbatimit të reformave urgjente që do t’i ç’bllokojnë perspektivat euro-atlantike./Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme