Zaev si kryeministër garanton unitet në Maqedoni

Mandatari për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, Zoran Zaev, ka thënë të mërkurën pas marrjes së mandatit nga presidenti George Ivanov, se pengesat për ndarjen e mandatit janë tejkaluar.

Ai garancitë të cilat i dorëzoi me shkrim deri te presidenti Ivanov, i bëri publike edhe për opinionin, transmeton Alsat.

“Edhe njëherë dua të konstatoj para mbarë opinionit se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka dorëzuar letrën ndërkohë që unë ashtu siç kam premtuar para qytetarëve dhe para presidentit Gjorge Ivanov kanë dorëzuar deklaratë në formë të garancive të cilat sot do t’i ndaj edhe bashkë me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njëlloj siç është dorëzuar në Kabinetin e Presidentit”, ka thënë Zaev.

Në garancitë e dorëzuara me shkrim te presidenti Ivanov thuhet: Garantojmë karakterin unitar të shtetit, integritetin territorial, pavarësinë dhe multi-etnicitetin e Republikës së Maqedonisë, garantojmë rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të RM-së dhe garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme