“Përfaqësuesit rusë që ishin këtu dhe të tjerë nga Moska, nuk fshihnin se janë kundër integrimit tonë në NATO… Disa prej tyre kanë lidhje me mediat, disa prej tyre i inkurajojnë të rinjtë që të protestojnë para Parlamentit, t’i sulmojnë policët… kjo është e qartë”.
Kështu është shprehur Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke akuzuar sipërmarrësit prorusë se po financojnë grupe në Maqedoni për të shkaktuar trazira para referendumit, transmeton tch.
Sipas tij, këta afaristë grekë kanë paguar shtetas maqedonas prej 13.000 deri 21.000 dollarë që të kryejnë akte të dhunshme para referendumit të paralajmëruar për në vjeshtë.
Prokuroria Publike e Maqedonisë ende nuk është prononcuar lidhur me këto pretendime të kryeministrit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu nuk ka dhënë detaje për rastin, duke theksuar se për çështje të ndjeshme nuk do të prononcohet për mediat. Hetimet, tha ministri Oliver Spasovski, “nuk i zhvillojmë përmes mediave”.