Zaevi dhe Kasami ishin përplasur ashpër pse BESA nuk pranonte të bashkëqeverisë me BDI – në e kriminalizuar

Zbardhen detaje të reja të skenarit kur u zgjodh kryeparlamentari i ri i Maqedonisë gjë që çoi deri në gjakderdhje në Parlamentin e Maqedonisë.
Moskoordinimi midis shumicës parlamentare ka mundur t’iu kushtojë me jetë deputetëve të Lëvizjes BESA, e veçanërisht deputetit Zeqirija Ibrahimi i cili e këndoi himnin kombëtar si kundërpërgjigje ndaj provokimeve të VMRO – DPMNE’së, mirëpo pa qenë në dijeni se LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ishin dakorduar që në atë seancë ta zgjedhin kryeparlamentarin.
Kjo është lënë të nënkuptohet në press konferencën e mbajtur nga kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami.
Megjithatë, edhe iu ishte thënë më parë se kryeparlamentari do të zgjidhjes në atë seancë, deputetët e Lëvizjes BESA qëndruan në sallë në momentin që filloi realizimi i këtij skenari.

Portali Sakte.net raportoi se pas këtyre zhvillimeve Zoran Zaev, deputetë të BDI – së (por jo edhe lideri i tyre Ali Ahmeti), si dhe përfaqësues të Alenacës për Shqiptarë kanë qëndruar në Parlamentin e Maqedonisë që të japin press konferencë ngaqë që më parë në opinion kishin shpalosur qëndrimet se LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ishin dekoduar për të bashkëqeverisur, ndërsa Lëvizja BESA kishte refuzuar të bënte pjesë në një qeveri ku do të ndodheshin eksponentë të BDI – së të përfolur për afera të ndryshme kriminale dhe korruptive. Nga burime të sigurta mësohet se kjo ka qenë edhe përplasja midis Zoran Zaev dhe Bilall Kasamit i cili ka refuzuar kategorikisht që të jetë pjesë e një qeverie ku do të bënte pjesë një BDI e pa reformuar dhe derisa eksponentë të lartë të saj që përfliten për afera korruptive mos të përgjigjen para drejtësisë, njëjtë sikundërse edhe kriminelë maqedonas.

E, derisa Zaev ka nuk ka qenë tolerant ndaj regjimit kriminal të VMRO – DPMNE’së, ai me lehtësi ka amnistuar partnerin e Gruevskit, BDI – në, e cila bashkëqeverisi gjatë gjithë kësaj periudhe me të. Kjo ka qenë një pikë tensioni midis Kasamit dhe Zaevit që ka sjellë deri tek ftohja e raporteve. Gjë që më pas rezultoi edhe me moskoordinimin në seancën parlamentare duke bërë që deputetë të Lëvizjes BESA t’i ekspozohen një rreziku të madh larg syve të kamerave ku i prisnin turma e huliganëve maqedonas që kërkonin “kokën e Zeqirija Ibrahimit”.
I kontaktuar nga portali Sakte.net, shefi i kabinetit të kryetarit Bilall Kasami, Faton Fazliu, as nuk i ka konfirmuar e as pohuar këto informata, por ka shtuar se qëndrimet e BESËS kanë qenë gjithnjë publike dhe transparente./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme