Burime brenda radhëve te BDI thonë se Ali Ahmeti rëndë po e përjeton humbjen e kontrollit mbi partinë që e themeloi në vitin 2002. Sipas tyre, Ahmeti tërësisht është margjinalizuar nga drejtimi i BDI-së. Vetë funksionarë të BDI-së thonë se thuhet se pas zgjedhjeve vendore LSDM-ja dhe BDI -ja do të fillojnë shkrirjen në një parti, që do i përfshijë emrat e te dy subjekteve dhe atë do e drejtoj Zoran Zaevi. Burimi ynë thote se pas kësaj Ali Ahmeti do tërhiqet nga politika por duke marë garanca se ai dhe shokët e tij nuk do perfshihen ne “dosjet e krimit” ku përmenden emrat e shumë funksionarëve te BDI. Ahmeti sot pati takim me gazetarë, por vetëm nga media të zgjedhur, prandaj nuk patëm rast t’i parashtrojmë pyetje lidhur me këto informacione.