Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Ohër ka shënuar nisjen e ndërtimit të rrjetit të transmetuesit Manastir – Elbasan.
“Me këtë, përfundon edhe realizimi i rrjetit të transmetimit mes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë”, tha Zaev, transmeton TV21.
Investimi kap vlerën prej 50 milionë eurosh dhe siç tha Zaev, bëhet fjalë për një ndër investimet më të mëdha të transmetimit të energjisë elektrike në vend.
Pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe me këtë do të kompletohet edhe rrjeti i Korridorit 8.
“Me këtë përfundon edhe lidhja energjetike me të gjitha shtete e rajonit”, tha Zaev.
Ka shtuar, se me këtë ndërtim dërgohet edhe mesazhi deri te të gjithë investuesit vendor dhe të huaj se krijojmë kushte për transmetim të energjisë elektrike në rrugë të sigurt./TV21