Zaevi u frikësua nga ndezja e alarmit si pasojë e tymit të cigares

Konferenca ku po mer pjesë kryeministri Zoran Zaev në hotel Meriot, para disa çasteve u nderpre pasi që nga ana e sigurimit është evakuuar ai dhe ekipi i tij.

Nga sigurimi i këtij hoteli ku po mbahet konferenca vetëm shkurt thanë se kërcënimi është eliminuar, por pa precizuar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë.
Burime të Gazetës “Lajm”, thonë se është konstatuar se alarmi i hotelit që ka shkaktuar panik është kyçur gabimisht. “Dikush ka pjekur diçka, ose ka ndezur cigare në hapësirë ku është e ndalur”, kanë thënë për Lajm burime nga organizata që ka organizuar eventin ku ka qenë Zaev.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme