Zaharieva: Do ta ndjekim regjistrimin në Maqedoninë e Veriut

Evropa dhe Bullgaria do ta ndjekin zbatimin e regjistrimit në RMV që të bëhet sipas standardeve evropiane – ka paralajmëruar ish-Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.

Siv publikoi portali bullgar Dnes.bg, Zaharieva ka theksuar se Regjistrimi në RMV është anuluar për shkak të problemeve me shqiptarët.

“Para katër viteve fajin ua kishte Greqia, dy vite më vonë fajin ua kishte Holanda dhe Franca, tani fajtore është Bullgaria. Shkupi nuk duhet të kërkojë arsye të jashtme për mungesën e reformave në vend” – ka theksuar Zaharieva.

Në pyetjen a do të regojë Bullgaria nëse në regjistrimin shumë pak qytetarë prononcohen si bullgarë, duke marrë parasysh se 120.000 qytetarë të RMV-së kanë marrë pasaporta bullgare në bazë të origjinës, Zaharieva ka deklaruar se në momentin kur Bullgaria reagoi për një sërë cënimesh të të drejtave të personave me vetëpërcaktim bullgar, ka njerëz që japin sinjale me shkrim, por se ekziston frika.

“Atëherë kur nuk mund të gjeni punë ose ta humbni punën për shkak se jeni deklaruar si bullgar, kur pa asnjë arsye ju vizitojnë agjentë të sigurisë kombëtare, kur tabelat e veturave do të dëmtohen vetëm se janë bullgare, kur ka presione më shumë se 80 vite, është e kuptueshme frika. Por, pasi panë mbështetjen e Sofjes dhe panë se Bullgaria nuk do të hesht, një pjesë e tyre nndaluan të frikohen. Megjithaë, frika ende ekziston. E patë se c`ndodhu me përfaqësuesin e Eurovizionit, ishte publike para gjithë botës. Kështu që shpresoj se Shkupi nuk do të mund ta mohojë këtë” – ka theksuar Zaharieva.

Për shkak të kësaj frike, sipas Zaharievës, nuk pritet që të gjithë qytetarët që kanë pasaporta bullgare të deklarohen si bullgarë duke vlerësuar se autoritetet e RMV-së do të bëjnë gjithçka që munden që bullgarët të dalin sa më pak në numër. /KlanMacedonia

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme