Zbardhen detaje të reja/ Kush është prokurori që u dhunua në Vlorë

Kledian Llaho është prokurori i dhunuar në ambientet e punës në Prokurorinë e Vlorës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës ndërsa bëhet me dije se është arrestuar autori i ngjarjes, Viktor Sherifaj.

Mësohet se konflikti ka ndodhur përpara dy ditësh në qytetin e Vlorës ndërsa shkaqet janë ende të paqarta. Kledian Llaho ka marrë dëmtime në hundë dhe po kurohet në spital.

Bëhet me dije se prokurori i dhunuar ka pasur në shqyrtim një dosje të 50-vjeçarit Viktor Sherifaj, dhe ky i fundit i shoqëruar nga roja është konfliktuar në hyrje me prokurorin. Pritet që i arrestuari Sherifaj, të flasë përpara oficerëve të policisë, ndërsa do të përgjigjet edhe përpara drejtësisë./ritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme