Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Muhaxhiri përmes rrjetit të tij social Facebook ka shkruar sërish për rastin Kurti- Dërguti, raporton Gazeta Blic.
Muhaxhiri ka thënë se grupi i Shpend Ahmetit e Dardan Molliqajt tashmë është bërë publik dhe dikush nga grupi i Shpendit sipas tij gjithmonë i bartë informacione grupit të Albin Kurtit.
“Aida e ka gabuar grupin e komunikimit në viber”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Muhaxhirit:
Ky grupi i Shpendit dhe i Molliqajt që tashmë ështē bërë publik e kishin edhe njē grup tē tyre që komunikonin në viber, dikush nga grupi i Shpendit gjithmonë barte informacione tek grupi i Albinit.
Aida e ka gabuar grupin e komunikimit ne viber. Brenda grupit të Shpendit ka akoma nofka edhe me të gërditshme se ajo nofka e Albinit.