Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se ça u bisedua në takimin e sotëm të zhvilluar ndërmjet kryeministrit të vendit, Isa Mustafa me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori Delawie.
Sipas këtyre burimeve, Isa Mustafa u tregua shumë më taktizues në këtë takim, se sa Kadri Veseli.
Isa Mustafa ka insistuar në këtë takim se partia e tij i ka votat për kalimin e marrëveshjes për Demarkacionin dhe kjo ishte arsyeja se përse u vendos që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, të procedohet ditën e mërkurë dhe atë pas mocionit të opozitës.
Siaps këtyrë burimeve, ky insistim i Isa Mustafës e ka vënë Kadri Veselin, kreun e PDK-së para një akti të kryer.
Ndërkaq, Veseli sipas burimeve të Gazetës Blic ka theksuar në takim që partia e tij nuk do ta mbështes mocionin e Nismës për Kosovën.
“Veseli ka thënë që partia e tij pos që e mbështet marrëveshjen për demarkacionin, partia e tij nuk e mbështet mocionin e inicuar nga opozita”, tha ky burim.
Ndërkohë sipas burimeve, nëse tash partia e Veselit do ta mbështes mocionin e opozitës, atëherë i bie që PDK nuk i kishte votat për Demarkacionin, duke i dalë kështu kundër kërkesës së SHBA-ve për kalimin e kësaj marrëveshjeje”.
SHBA tash e sa kohë ka kërkuar miratimin e demarkacionit, duke i përjashtuar zgjedhjet e reja, pa kalimin e kësaj marrëveshje.
Ndërkaq, Gjermania haptazi ka dalë kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat PDK po i do me çdo kusht.
Ambasadori amerikan nesër do ta ketë edhe një takim me deputetët e LDK-së, ku do t’i bind ata që ta votojnë demarkacionin.
Në media po raportohet se partitë në koalicion PDK- LDK janë pajtuar që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.
Burimet e Tribuna Channel nga Partia Demokratike e Kosovës bëjnë të ditur se koalicioni nuk do të ngelë në dorën e NISMA për Kosovën që të rrëzohet por do të kordinohen mbrëmjen e sotme, ose eventualisht nesër për të shkuar në zgjedhje të parfakohshme. “Në këtë mënyrë nuk do të pritet mocioni i opozitës” thotë ky burim pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së që përfundoi pak më parë.