Behar Musaku është 82-vjeçari që u vetëvra me armë zjarri në Lushnjë, pasi plagosi me armë gjahu vajzën tij Rukije Musaku.
Mësohet se e plagosura jeton në Tiranë kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e prindërve dhe shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një debat mes saj dhe babait.
40-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesit e mjekëve, por gjendja e saj është e rëndë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të krimit të rëndë.