Zbardhen mesazhet e ish-kryetares së Antikorrupsionit në Gjykatën Penale të Shkupit

Gazetar: Petar Çausheski

Mesazhe mes ish‑kryetares së Antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska, dhe ish‑drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, u prezantuan në seancën gjyqësore ku Dimitrovska akuzohet për zbulim të sekretit zyrtar. Nga Prokuroria thonë se nga komunikimi i tyre mund të shihet se Dimitrovska i ka dërguar Stojanoviqit dokumente lidhur me lëndë për TEC Negotinë dhe për kompani që kanë qenë të përfshira në parahetimet e lëndës “Aditiv”, në të cilën ai është një nga të akuzuarit.

“Në mënyrë reale janë shpërndarë vendime të KSHPK‑së, një shënim zyrtar dhe akte të tjera të KSHPK‑së, të cilat realisht nuk do të duhej të ishin të qasshme, respektivisht t’i dorëzoheshin një personi të paftuar në atë moment. Prandaj konsiderojmë se të njëjtat janë shpërndarë me një qëllim: që personi që realisht shfaq interes dhe që është i lidhur ngushtë familjarisht me subjektin që është objekt analize, të marrë paraprakisht informacione për rrjedhën e parahetimit”, deklaroi Faton Azizi, prokuror.

Në seancë po prezantohen edhe mesazhe nga komunikimi i Stojanoviqit me bashkëshorten e tij dhe me një avokat, ndërsa nga Prokuroria thonë se këto janë prova të forta me të cilat do të dëshmojnë fajësinë e Dimitrovskës. Nga mbrojtja e saj sigurojnë se provat që Prokuroria i prezanton në sallën e gjyqit nuk përbëjnë vepër penale.

“Çfarë është zhvilluar dhe cilat informacione janë shpërndarë sot, mund ta shihnim në sallën e gjyqit. Asnjë nga informacionet e shpërndara nuk është në nivel të inkriminimit si vepër e dënueshme”, tha Vladimir Tufekxhiq.

Përveç zbulimit të sekretit zyrtar, Dimitrovska në këtë lëndë akuzohet edhe për falsifikim kompjuterik. Sipas aktakuzës, revizori Mile Stolevski në emrin e saj e ka dhënë testin për marrjen e certifikatës së sigurisë për qasje në informacione të klasifikuara, prandaj në këtë lëndë të akuzuar janë edhe Stolevski dhe Biljana Petrovska – Manteva./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme