Zbardhen negociatat mes Ramës e Bashës, zgjedhjet elektorale shtyhen pas 18 qershorit

Takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës mbrëmjen e djeshme, ka rezultuar në marrëveshje për zgjidhjen e ngërçit politik.

Pas daljes nga kryesia e Kuvendit, ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha ai i cili është shprehur për gazetarët  se ka një marrëveshje me Ramën, dhe ajo do të jetë 100% sipas paketës “McAllister”.

Burimet e para jozyrtare thanë se kreu i Qeverisë është tërhequr nga qëndrimi i tij i palëkundur se zgjedhjet nuk mund të shtyheshin pas 18 Qershorit.

 

Mësohet se ato do të mbahen në korrik dhe data që është përfolur më shumë është ajo e 16 korrikut.

Asnjëri prej dy negociatorëve nuk e konfirmon datën 16 korrik, por nisur nga fakti që ata deklaruan për mediat se ishte rënë dakord për zbatimin e paketës McAllister, dhe në të ishte përcaktuar pikërisht kjo datë, logjikisht kjo mund të jetë edhe data e dakordësuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme