Zbardhet dëshmia e Ylli Zallës në gjykatë: Duan të më vrasin! Policia më ka futur në hasmëri. Jam vetëdorëzuar, i prisja që të vinin

“Jam vetëdorëzuar, i prisja që të vinin”. Kështu është shprehur para Gjykatës së Tiranës Ylli Zalla, i cili u arrestua pas disa muajsh në arrati dhe sot u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjatë seancës gjyqësore, 49-vjeçari ka mohuar se përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa ka pretenduar se ndodhet nën kërcënim për jetën.

“Duan të më vrasin. Policia më ka futur në hasmëri me…”, mësohet të ketë deklaruar Zalla para gjykatës, duke iu referuar edhe sulmit me tritol ndaj banesës së tij, ngjarje pas së cilës ai publikoi një video.

Mbrojtja ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke kundërshtuar argumentin se 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas avokatëve, armët dhe municionet e sekuestruara gjatë arrestimit janë gjetur në një zonë me ferra, pas banesës së tij, dhe nuk kanë qenë të ruajtura apo të ambalazhuara në mënyrë që të tregonin përdorim të menjëhershëm.

Megjithatë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Zallën.

The post Zbardhet dëshmia e Ylli Zallës në gjykatë: Duan të më vrasin! Policia më ka futur në hasmëri. Jam vetëdorëzuar, i prisja që të vinin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme