Zbardhet dinamika e sherrit në Lezhë e ndodhur mesditën e djeshme, 6 të rinj të përfshirë, 2 në pranga dhe 4 të shpallur në kërkim, ja si rrodhi ngjarja

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e së enjtes (11 prill), ku një konflikt mes të rinjve degjeneroi në dhunë fizike. Si rezultat, 6 persona u përfshinë në përleshje, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.


Të arrestuarit janë:

Fatjon Gjini, 34 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, i akuzuar për veprat penale: “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Ervin Nika, 37 vjeç, gjithashtu banues në lagjen “Nënë Tereza”, akuzohet për “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim katër persona të tjerë:

Redian Margjonaj, 20 vjeç, banues në Tale,

Kevin Ndoka, 20 vjeç,

Shtetasi me inicialet A. D., 15 vjeç,

Shtetasi me inicialet A. M., 17 vjeç.

Të gjithë këta dyshohet se kanë bashkëpunuar në plagosjen e rëndë dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Policia vijon punën për kapjen e të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mesditën e djeshme në Lezhë.

Identifikohen shtetasit e përfshirë në konflikt, dy prej tyre janë arrestuar ndërsa katër shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë , Njësia Shkodër, ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur, mesditën e datës 11.04.2025, në qytetin e Lezhës.

Fillimisht u raportua për një përplasje fizike mes dy shtetasve, por pas hetimeve të thelluara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe grumbullimit të provave, veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i të gjithë personave të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë:

* F. Gj., 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

* E. N., 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: R. M., 20 vjeç, banues në Tale, K. N., 20 vjeç, A. D., 15 vjeç dhe A.M., 17 vjeç.

Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. Gj., dhe E. N., kanë goditur me mjete të forta shtetasin R. M., ku më pas shtetasi R. M., bashkë me tre shokët e tij, (të 4 të shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin F. Gj., dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Policia e Lezhës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme