Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, SPB Shkup – Njësiti për Krime të Dhunshme, ngriti padi penale në Prokurorinë Themelore Publike Shkup me procedurë urgjente sipas nenit 131 të Kodit Penal kundër personit F.S. (18) nga Shkupi.
“Konkretisht, më 17.06.2025 rreth orës 19:50 në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, pas një grindjeje të shkurtër në trafik, shpërtheu një përleshje fizike midis personave F.S. dhe R.S. (56) nga njëra anë dhe një 14-vjeçari nga Shkupi nga ana tjetër, gjatë së cilës u përdorën sende të mprehta. Në përleshje, i mituri dhe R.S. pësuan lëndime të rënda trupore, ndërsa F.S. pësoi lëndime trupore”, thonë nga MPB.
F.S. u nxor para gjykatësit për procedurë paraprake, i cili i caktoi masën e kujdesit – sekuestrim të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit.