Këshilltari për media i kryeministrit të vendit, Halil Matoshi ka zbardhur kohën kur Kosovën do ta vizitojë kryeministri i Malit të Zi.
Ai ne Zona B në Klan Kosova ka theksuar se gjatë janarit, gjegjësisht rreth datës 20 janar Kosovën do ta vizitoj kryeministri i Malit të Zi, raporton Gazeta Blic.
Ai është i bindur se demarkacioni do të zgjidhet në favor të të dyja vendeve. “Zgjidhja e demarkacionit do të shkoj në favor të të dyja palëve, do të jetë një zgjidhje e mirë edhe për kauzën e z. Haradinaj”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Matoshi ndër të tjera tha se pas përfundimit të kësaj teme, Haradinaj do t’i vazhdoj me shpejtësi të madhe projektet tjera. “Çështjet tjera do t’i bluaj Haradinaj”, tha ai, raporton Gazeta Blic.