Zbardhet misteri i çantës me 115 mijë Euro që u dorëzua në polici

Pak kohë më parë në Llogara u gjet një çantë me 115 mijë euro dhe u dorëzua pranë organëve të policisë.

Në lidhje më këtë çantë plot me para ka reaguar gazetari i Vlorës Enrik Mehmeti.

Ai thotë se ato i përkisnin një cifti mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjensie imobiliare.

Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklaruar në dalje të Ukrainës, nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri.

Reagimi i plotë i gazetarit:

Zbardhja e Misterit të 115.000 mijë Eurove të Llogoras
Rreth një javë më parë,pikërisht në këtë vënd,një familje vlonjate gjeti në një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh.

Ata kontaktuan policinë ku fillimisht i vunë në djeni nëpërmjet telefonit për shumën dhe më pas i dorëzuan.

Pasi morën falenderime nga policia dhe një “mal” me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjete,familja vazhdoi jetën ndoshta dhe pak të trazuar nga ajo histori ndërsa 115.000 u sekuestruan nga prokuroria duke u depozituar në një llogari bankare .

Lind pyetja: Kush ishin Ukrainasit që u identifikuan si pronarë të eurove?

Sipas burimeve të policisë ishin një cift mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjensie imobiliare.

Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklauruar në dalje të Ukrainës ,nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri….

Sa për ta sjellë në kujtesë si histori meqë ishin të shumtë komentuesit që i ngeli peng “pse nuk shkuan në llogara atë ditë”. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme